Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, mund ta humbë pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit që e pësoi mbrëmë kundër Napolit.
Chiellini u detyrua të largohej nga ndeshja pas vetëm 10 minutave në humbjen 1-0 të Juventusit kundër Napolit, dhe sot “Zonja e vjetër” ka njoftuar në uebsajtin e klubit se qendërmbrojtësi italian e ka çarë muskulin në gjurin e majtë.
Duke qenë se ai e çau muskulin, pra nuk e tendosi, ai do të mungojë në derbin e javës së ardhshme kundër Interit.
Madje, as rikthimi i tij në kohë në stërvitje për ndeshjen finale kundër Milanit më 9 maj në Kupën e Italisë nuk është i sigurt.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...