“Kur babai im vdiq, u shkatërrova totalisht. Isha pothuajse çdo ditë i pirë dhe i tillë shkoja në stërvitje me Interin, por klubi më mbulonte dhe nuk u mor vesh asgjë”.
Kanë qenë këto fjalët e ish-sulmuesit brazilian Adriano, që disa vite pas largimit nga skuadra zikaltër ka rrëfyer të vërtetën.
Më tej, “Perandori” thotë: “U izolova nga gjithçka dhe në Itali isha i trishtuar, në depresion, ndaj dhe vendosa të pi. Shkoja në stërvitje i dehur, por nuk mungoja asnjëherë dhe klubi më dërgonte që të flija në infermieri. Klubi deklaronte që isha i dëmtuar, se kisha probleme muskulore dhe nuk merrej vesh asgjë”, tha më tej Adriano.
Kjo tregon se si erdhi rënia e një futbollisti magjik si Adriano. “Vetëm unë e di se sa kam vuajtur pas vdekjes së babait tim. Problemi më alkoolin kushtëzoi karrierën time dhe jo vetëm. Ndihesha i lumtur vetëm kur pija dhe kjo gjë ndodhte çdo natë.
Pija gjithçka, uiski, verë, vodka, birrë, shumë birrë. Nuk ndalesha së piri dhe në fund vendosa të largohem nga Interi. Klubi u përpoq të më ndihmojë, por nuk dija se si ta fshihja problemin që kisha. Më vonë kuptova se problemi më i madh ishin njerëzit që kisha pranë, miq që më çonin në festa çdo natë dhe pastaj vetëm femra. Kur u ktheva në Brazil hoqa dorë nga paratë, por rigjeta lumturinë”, tha Adriano.
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...