Google ADS

Tebas shpreson që klubet t’i kompletojnë me kohë stërvitjet

20:49 | 26 Prill 2020
Arbresh.info

Javier Tebas është i bindur se klubet nga La Liga do të fillojnë me stërvitjet qysh në fillim të muajit maj.

Liga spanjolle qëndron e suspenduar për pothuajse dy muaj shkaku i coronavirusit që ka përfshirë të gjithë vendin.

Tebas ka thënë në një intervistë për Cadena Cope se shpreson që klubet t’i mbyllin në kohë të gjitha stërvitjet.

“Ligat do të vazhdojnë dhe ne kemi marrë autorizimin nga qeveria e Spanjës që të ndodhë një gjë e tillë dhe propozimi është që të rikthehemi në aksion që nga 4 maji”, ka thënë ai.

Të gjitha masat strikte do të hiqen më 2 maj, ndërsa klubeve do t’u lejohet t’i fillojnë stërvitjet më 4 maj.

Nga fundi i muajit të ardhshëm, parashihet që ndeshjet e mbetura të fillojnë të zhvillohen, por që do të jenë pa tifozë.

Kjo masë pritet që të jetë në fuqi deri në janarin e vitit 2021, në mënyrë që të mos përhapet më shumë virusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme