Google ADS

Të rinjtë nga Beogradi kundërshtojnë ultrasit e Zvezdës për shqitparët

13:20 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Bëmat e tifozëve serb nuk kanë të reshtur. Kësaj herë vëmendja është zhvendosur në një ndeshje basketbolli, ku ultrasit e Cervena Zvezdës, fyen rënë lojtarin e klubit të tyre Alen Omic, se ai ishte lindur në Tuzla të Bosnjës.

Në sfidën ndaj Olimpiakos, tifozët shpalosën parullën “Shqiptarët, kroatët, boshnjakët, nuk janë vëllezërit e mi”.

Omiç nuk u shqetësua për këtë gjë dhe pas ndeshjes deklaroi se nuk e kishte parë parullën dhe nuk e kishte vënë re se çfarë kishin thënë njerëzit.

Në mbështetje të basketbollistit slloven të lindur në Bosnjë dolën 16 të rinj të mbledhur në “Sheshin e Republikës” në Beograd, ku shpalosën parullën tjetër, në të cilën shkruhej:

“Kroatët, boshnjakët, shqiptarët në këtë qytet nuk janë të huaj”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme