Njerëzit pranë Real Madridit thonë se Gareth Bale është një tjetër person këtë sezon, në aspektin e mirë, ku edhe Carlo Ancelotti është i kënaqur me seriozitetin e uellsianit dhe qëndrimin e tij.
Sulmuesi ishte sulmuar nga të gjitha anët, deri në atë pikë sa dukej e pamundur që ai të mbetej lojtar i Real Madridit këtë sezon, por ai qëndroi dhe luajti si startues në ndeshjen e parë të sezonit të ri.
“Ai është një person tjetër, madje duket ndryshe”, janë disa fjalë që vijnë nga qendra stërvitore në Valdebebas.
Nga një lojtar ‘i zhdukur’ nën drejtimin e Zinedine Zidanes, Gareth Bale po punon fort me Ancelottin dhe është i fokusuar, i integruar dhe shumë i gjallë e i shoqërueshëm me grupit e lojtarëve.
32-vjeçari, për të cilin thanë se mund të tërhiqet nga futbolli me klubeve këtë sezon, thuhet se po shijon stërvitjet dhe po kënaqet me shokët e tij të skuadrës.
Madje as humbja e fanellës me nr.11 dhe kalimi te ajo me nr.18 duket se nuk e ka shqetësuar Gareth Balen, ku brenda Realit thonë se ai është i njëjti që ishte me Uellsin, por edhe klubin mbretëror disa vite më herët në karrierën e tij.
Carlo Ancelotti, natyrisht, është i kënaqur me qëndrimin e lojtarit dhe nuk është rastësi që sulmuesi uellsian po luan futbollin e tioj më të mirë nën drejtimin e italianit.
Trajneri i ri di se si të sillet me Balen dhe, më e rëndësishmja, ai di se si t’i japë atij hapësirën që i nevojitet.
Në dy sezonet kur drejtoi Ancelotti në Real Madrid, Bale shënoi 22 gola në 44 paraqitje (sezoni 2013-14) dhe 17 në 48 ndeshje (sezoni 2014-15). Përveç kësaj, ai dha 31 asistime gjatë dy sezoneve.
Tifozët e Real Madridit pa dyshim do të donin të shihnin një rikthim të lojtarit që shënoi në finalen e Kupës së Mbretit dhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014.
Tani për tani, vetë lojtari po e shijon sërish jetën në Valdebebas.
Mourinho e ktheu sërish në formë
Jose Mourinho ishte ai që e ktheu në formë lojtarin, duke e kuptuar dëshirën e lojtarit, e cila ishte një program stërvitor më i individualizuar, ku parashihej një intensitet i lartë dy ditë para një ndeshjeje, por shumë më i lehtë një ditë para ndeshjes.
Portugezit iu desh pak kohë që të kapte këtë ide, por kur ai e bëri, rezultatet ishin të mira.
Bale u përmirësua shumë në gjysmën e dytë të sezonit dhe e përfundoi edicionin me 16 gola, më shumë sesa kishte shënuar për “Los Blancos” që nga viti 2017-18.
Ndonjëherë lojtarët specialë kanë nevojë për trajtim të veçantë, një gjë që Ancelotti e njeh dhe është e hapur.
Bale dhe Ancelotti – është një kombinim që i kanë sjellë suksese Madridit më parë … a mund ta bëjnë përsëri?
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...