Të premten shorti i Kupës së Kosovës

15:50 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Të premten duke filluar nga ora 13:00 do të tërhiqet shorti për rrethin e katërt.

Hedhja e shortit për rrethin e katërt të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Gjilani është skuadra e vetme që ka siguruar pjesëmarrjen pas fitores së lehtë 4 me 1 ndaj Rinisë.

Nesër dhe pasnesër do të caktohen edhe skuadrat e tjera pjesëmarrëse të këtij rrethi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme