Google ADS

Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës

18:11 | 25 Nëntor 2024
D.H

Të premten, më 29 nëntor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Kështu ka bërë të ditur sot, Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në sajtin e tyre zyrtar, shkruan Arbresh.info.

Në këtë fazë të garave do të përfshihen edhe skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat nga rangjet më të ulëta që janë treguar të suksesshme në fazën e parë të garave.

Gjithsej janë 32 ekipe pjesëmarrëse dhe do të ndahen në dy vazo.

Në vazon e parë do të jenë 10 ekipet e Superligës, si dhe 6 ekipet e Ligës së Parë (3 të parat e Grupit A dhe 3 të parat e Grupit B).

Derisa në vazon e dytë do të jenë ekipet tjera të Ligës së Parë dhe dy ekipet më të suksesshme nga rrethi paraeliminator nga Liga e Dytë dhe Liga e Tretë.

Kujtojmë se kampion në fuqi i Kupës së Kosovës është Ballkani./Arbresh.info

Të ngjashme