Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për planet e tij për të ardhmen në një intervistë që do të transmetohet këtë të mërkurë nga ‘Prime Video’.
Ideja e tij është që të tërhiqet sapo të përfundojë aventura e tij në klubin madrilen, megjithëse ai ishte i hapur për të vazhduar për dhjetë vjet të tjera.
Trajneri italian shpjegoi se: “Pas Real Madridit, po, ndoshta do të tërhiqem. Nëse klubi më dëshiron këtu për dhjetë vjet, do të jem këtu për dhjetë vjet”.
“Por, më pas do të doja të isha me nipërit e mbesat e mia, të shkoj në pushime me gruan. Ka shumë gjëra të lënë anash kur zgjedh këtë profesion…Nuk kam qenë kurrë në Australi, nuk kam qenë në Rio de Janeiro. Do të doja të vizitoja motrën time më shpesh. Fatkeqësisht sot nuk mundem kështu që ditën që të dal në pension, do të kem të gjitha këto gjëra për të bërë”.
Ancelotti nuk e përjashtoi mundësinë për të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar.
“Do të ishte interesante. Kam një ofertë në tryezë, por tani është e parakohshme. Për Kupën e Botës 2026… pse jo? Mund të jetë”.
Dhe kur u pyet nëse do të dëshironte të drejtonte ekipin kanadez, ai u përgjigj: “Do të më pëlqente, sigurisht”. /Telegrafi/
Azemi: Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga jetesa në errësir...
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim