Të nominuarit për “Klubin e Vitit”, Real Madridi e kërkon këtë çmim për herë të parë

20:00 | 4 Shtator 2024
D.H

Janë publikuar edhe emrat e skuadrave të nominuara për çmimin ‘Klubi i Vitit 2024’.

Për herë të parë është nominuar edhe skuadra e Real Madridit e cila është kampione në fuqi e Evropës, shkruan Arbresh.info.

Manchester City, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Girona janë skuadrat tjera në këtë listë të ngushtë.

‘Mbrëtërit e Spanjës’ nuk e kanë fituar asnjëherë këtë çmim kurse fituesi të mëparshëm kanë qenë Manchester City dy vitet e fundit dhe Chelsea në vitin 2021.

Fituesi do të shpallet me datë 28 tetor në ditën e ceremonisë së Topit të Artë./Arbresh.info

 

Të ngjashme