Tema e trajnerit të ri te Milan është më shumë se delikate. Drejtuesit janë me “shpatulla pas muri” pasi zgjedhja e tyre duket se ka nevojë edhe për miratimin e tifozerisë kuqezi, që vendosi “veton” kur erdhi fjala për Julen Lopetegui. Tashmë, në fokusin kryesor të Milan është trajneri i Portos, Sergio Conceicaio.
Ky i fundit e njeh mirë ambientin në Itali duke qenë se në të kalurën e tij si futbollist është aktivizuar me Inter, por edhe me Lazion e Parmën. 49-vjeçari, pritet të mbajë ditët e ardhshme një takim me presidentin e sapozgjedhur të Portos, Andre Villas Boas. Conceicao rinovoi kontratën deri në vitin 2028, por ishte një marrëveshje me ish-presidentin Pinto Da Costa.
Ndaj, Conceicao ka shansin që të lirohet nga detyra me klubin portugez nëse gjen gjen dakordësinë me Villas Boas. Ideja për të trajnuar Milanin e “josh”, teksa në një sondazh të tifozerisë së Milan, Conceicao gëzon mbështetje të lartë dhe preferohet para patriotit të tij, Fonseca. Megjithatë, drejtuesit e
Milan do të studiojnë të gjitha alternativat deri në fund pasi në listë është edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, Mark Van Bommel si dhe Maurizio Sarri që për momentin nuk duket i bindur për stolin e kuqezinjve./ss
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...