Isak Bergman Johaneson mendon se Islanda duhet të kishte dalë me tre pikët nga ndeshja me Shqiperinë, edhe pse u gjend në disavantazh në fund të pjesës së parë. Mesfushori i Islandës, beson se ekipi i tij kishte rastet më të mira dhe duhej t’i kishte shfrytëzuar.
“Jemi të mërzitur që nuk e fituam këtë ndeshje, mendoj se kishim mundësitë më të mira”, theksoi ai pas duelit. “Mendoj se hymë më të fortë në pjesën e dytë dhe i vumë para. Kishim shumë hapësira kur fitonim topin dhe ndoshta duhet të kishim bërë më mirë. Megjithatë, në përgjithësi mund të themi se është ndeshje e mirë.
Them se ne u treguam pasive në fillim, nuk patëm një 15 minutësh të parë të mirë por kishim raste me Sigurdson dhe kështu kisha edhe unë. Ndaj duhet të shohim këto luhatje në lojën tonë, nuk duhet të tërhiqemi shumë mbrapa. Megjithatë, kemi edhe pjesë të mira, ndaj duhet të jemi pak më stabël në lojën tonë. Jemi një skuadër e re dhe kjo do të ndodhë”, theksoi mesfushori.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...