Google ADS

Të martën në Itali mbërrin një tjetër Ronaldo

08:24 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info
Një Ronaldo tërheq tjetrin në Serie A. Pas Juventus me CR7, tashmë është radha e Sampdoria që siguron talentin e Leeds, Ronaldo Vieira. 20-vjeçari me origjinë nga Guinea, pas dy sezoneve në Championship të Anglisë, është gati për kapërcimin e madh në karrierë.
Për mesfushorin që pritet të mbërrijë në Itali të martën, Sampdoria ka paguar 7 milionë euro.

Nga ana tjetër është ftohur pista e rikthimit të Obiang, ndërkohë që Capezzi mund të qëndrojë te Empoli, transmeton telesport.

Që tani, Ronaldo Viera është pjesë e përfaqësueses U-21 të Anglisë.

Mesfushori 20-vjeçar mund të jetë alternativa ndaj Obiang, ose zëvendësuesi i tij, në rast se do të finalizohet operacioni i dyfishtë në tokën britanika. Vieira ka qenë një nga pikat e referimit të Leeds dhe për të tunduar pronarin italian të klubit anglez, Sampdoria ka ofruar rreth 7 milionë euro.

Pas dy provave të dështuara me Manchester City e Hull City, e ardhmja e Vieira mund të jetë pranë ndryshimit. Të paktën emri dhe mbiemri janë dy garanci jot ë vogla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme