Ballkani, Prishtina, Feronikeli dhe Drenica do ta mësojnë më 18 shkurt, të martën e ardhshme, se me kë do të luftojnë në gjysmëfinale për një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se tërheqja e shorti për çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës do të bëhet të martën më 18 shkurt, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.
Katër klube të Ipko Superligës së Kosovës – Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli – e kanë siguruar nga një vend në fazën gjysmëfinale. Në këtë fazë, për dallim nga fazat e mëhershme, do të luhet me sistem vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para luhen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.
Drenica u kualifikua në gjysmëfinale duke befasuar me fitoren 2:1 kundër Gjilanit të shtunën, përderisa po atë ditë edhe Prishtina triumfoi në çerekfinalen kundër Vushtrrisë me fitore bindëse 4:1.
Të dielën, Ballkani e nisi stinorin pranveror kundër po të njëjtës skuadër me të cilën e kishte nisur stinorin vjeshtor. Megjithatë, këtë herë, në çerekfinale të Kupës së Kosovës, klubi nga Suhareka arriti të marrë fitore me rezultat 2:0.
Skuadra e fundit që u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ishte Feronikeli, që e zuri këtë vend të fundit me fitoren e së mërkurës me rezultat 2:0 kundër Lirisë.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...