Komisioni i Garave ka vendosur që tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll të bëhet më 7 dhjetor (e martë) në orën 11:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të Superligës, 6 skuadra të Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.
Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...