Google ADS

Te Mali i Zi i dinë përparësitë e Kosovës, frikësohen nga kjo gjë

11:07 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2020.

Tashmë përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një ndeshje stërvitore.

Para takimit ka folur një prej ndihmës trajnerëve të kombëtares malazeze, Dragoje Lekovic, i cili ka pohuar se i di përparësitë e skuadrës mysafire.

“Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen, kemi analizuar kundërshtarët. I dimë mirë se cilat janë anët tona të mira, por i dimë edhe cilësitë e tyre. Gjithashtu i kemi analizuar dobësitë e tyre dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato”, tha Lekovic.

Kosova është e rrezikshme, por ai ka besim në fitoren e të besuarve të tyre, ku kapiten do të jetë sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj.

“Ata janë të mirë, por nuk besoj se do të na paraqesin problem nëse e luajmë lojën tonë. Megjithatë, një rënie në përqendrim, një moment neglizhimi, një vlerësim i dobët, mund të na dominojnë”, tha Lekovic.

Ndeshja ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme (e premte), me fillim në ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme