Te Juventusi ka shpërthyer një përplasje e ashpër: Paredes nuk e duron më Allegrin

09:59 | 11 Prill 2023
E.H

Një përplasje e ashpër shpërtheu mes Leandro Paredes dhe Massimiliano Allebri gjatë një seance stërvitore të hapur të Juventusit të dielën.

Bianconerët u stërvitën para rreth 300 tifozëve në qendrën e tyre stërvitore në Continassa të dielën në mëngjes, ku disa ishin mbledhur për të parë ekipin duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sporting Lisbonës të enjten.

Ndërsa lojtarët ndaluan për foto dhe nënshkruan disa autografe, tensionet po rriteshin mes Paredes dhe Allegrit, raporton La Gazzetta dello Sport.

Sipas raportimit, mesfushori ishte tejet i nervozuar dhe u fut përsëri në dhomën e zhveshjes, disa metra pas trajnerit të tij, përpara se të largohej përfundimisht pak çaste më vonë, shkruan telegrafi.

Para një pjese të madhe të skuadrës së Juventusit, Paredes filloi të përballet me Allegrin për mungesën e mundësive të tij për të luajtur që kur huazimi i tij në Torino nga Paris Saint-Germain filloi në gusht.

Argjentinasi ka regjistruar vetëm 1086 minuta në të gjitha ndeshjet e Juves në të gjitha garat këtë sezon dhe ka luajtur vetëm 170 minuta që nga shkurti.

U raportua gjithashtu se Paredes ishte i zemëruar për shkak se ai e humbi vendin e tij nga 21-vjeçari, Enzo Barrenechea që shpesh preferohet në formacionet fillestare të Allegrit.

Kaq armiqësor ishte diskutimi mes mesfushorit të huazuar dhe trajnerit të Juventusit, sa Paredes nuk qëndroi për drekën e planifikuar me pjesën tjetër të stafit të lojës dhe trajnerit më vonë atë pasdite.

Që kur u eliminua nga Liga e Kampionëve, Juventusi nuk ka më detyrim të blejë Paredes nga PSG në verë për çmimin e rënë dakord prej 20 milionë euro.

Gazzetta raporton se Juventusi do të preferonte që ato para të investoheshin në Davide Frattesi të Sassuolos , i cili po bëhet një objektiv gjithnjë e më i kërkuar në Allianz Stadium.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme