Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se të hënën do ta prezantojë selektorin e ri të Kombëtares.
Shtëpia e basketbollit kosovar do ta mbajë një konferencë për shtyp më 22 maj nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina” për ta prezantuar trajnerin që do t’i prijë “Dardanët” në fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Verdhekaltrit janë në grup me Zvicrën dhe me Danimarkën.
Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do ta nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.
“Gazeta Express” mëson se selektor i ri i Kosovës do të jetë trajneri i Pejës, Rami Hadar./Arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima