Në më pak se 1 orë, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
I pranishëm në këtë ndeshjë është edhe “heroi” i 3 pikëve të siguruara nga UEFA në përballjen ndaj Serbisë, 3 pikë që na çuan në “Euro 2016”, Ismail Morina osei njohur ndryshe si Ballist Morina i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Ishte duke u luajtur ndeshja Serbi-Shqipëri kur në minutën e 41’-të të saj, Ballist Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan t’i gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.
Si reagim për këtë dhunë të ushtruar nga lojtarët dhe tifozët serbë, UEFA vendosi ta shpërblejë kombëtaren shqiptare duke i dhënë fitoren me rezultatin 0-3 në tavolinë dhe duke i hapur rrugë në kualifikimin e saj në “Euro 2016”. /abcnews.al
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite