Seleksionuesi i Kombëtares italiane, Roberto Mancini, beson se ndeshja ndërmjet Inter dhe Juventus është vendimtare për ekipin e Andrea Pirlos dhe thotë se Ganluigi Donnarumma është portieri më i mirë në botë.
Interi dhe Juventusi takohen të dielën në “Giuseppe Meazza” dhe trajneri i “Azzurrëve” ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen në një intervistë me “LaGazzettadelloSport.com”.
“Interi është përmirësuar gjatë viteve dhe ata janë të gatshëm për të fituar, por Juventusi ka ekipin më të mirë dhe përvojën që vjen nga nëntë tituj të fituar në Serie A”, tha ai.
“Do të jetë pothuajse vendimtare për Juventus. Ata nuk mund të humbin më shumë pikë pasi kanë tre skuadra para tyre në tabelë, edhe nëse kanë një lojë në dorë, prapë rreziku është prezent”, shtoi tekniku italian.
“Me të vërtetë më pëlqejnë idetë e Pirlos. Atij i pëlqen futbolli ofansiv, Juventusi nuk ka ndryshuar shumë dhe është normale të mos ketë vazhdimësi. Ata kanë nevojë për kohë. Inter dhe Juve mbeten favoritët për Scudetto, por Milani mund të fitojë titullin në fund. Nuk e prisja që ata të bënin kaq mirë”, tha Mancini.
“Ata kanë Donnarumma, i cili është portieri më i mirë në botë. Kë do të zgjidhja në mes Cristiano Ronaldos dhe Romelu Lukakut? Të dy, Cristiano shënon kaq shumë gola, madje edhe në këtë pikë të karrierës së tij. Ai është një shembull i shkëlqyeshëm për lojtarët e rinj. Lukaku është një shembull tjetër mahnitës, kur ai nuk është duke luajtur, Interi nuk është i njëjti”, përfundoi Roberto Mancini./Arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...