Google ADS

Të gjithë në pritje të derbit të madh anglez

11:34 | 28 Janar 2021
Arbresh.info

Pas 19 xhirosh, Liverpool ka regjistruar nëntë fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me gjithsej 34 pikë.
Duke u cilësuar si dy skuadrat të cilat do të jenë ndër pretendentët kryesorë për titullin e Premier Ligës, Tottenham dhe Liverpool, e gjejnë vetën tani duke ndjekur skuadra të cilat momentalisht gjenden në Top 4.

Në fillim të edicionit 2020/21, dy gjigantët anglez ishin në krye të tabelës, respektivisht duke u ndeshur kokë më kokë për vendin e parë, por tani një rënie nga forma dhe me rezultate jo të mira në ndeshjet e fundit. Tottenham gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa kampionët aktual pozicionohen në vendin e pestë në tabelë, me një pikë më shumë se skuadra londineze.

Pas 19 xhirosh, Liverpool ka regjistruar nëntë fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e pestë me gjithsej 34 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Tottenham pas 18 ndeshjesh, gjendet në pozitën e gjashtë, me nëntë fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje, kështu duke arkëtuar 33 pikë.

Kjo do të jetë përballja e 177 mes Liverpoolit dhe Tottenham në të gjitha garat, ku “të kuqtë” kanë arritur të regjistrojnë 86 fitore, në krahasim me skuadrën londineze që ka vetëm 48 sosh.

Të dy trajnerët, Klopp dhe Mourinho pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur formacionet e mundshme të dy skuadrave për ndeshjen e sotme.

Tottenham Hotspur (4-2-3-1): Lloris; Aurier, Dier, Rodon, Davies; Sissoko, Hojbjerg; Bergwijn, Ndombele, Son; Kane

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Fabinho, Robertson; Wijnaldum, Thiago, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Mane

21:00 Tottenham (6) – Liverpool (5) (Stadiumi i Tottenham Hotspur).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme