Google ADS

Të gjithë lojtarët e Cagliari-t rezultojnë negativ

14:08 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Cagliari ka konfirmuar se nuk ka të prekur nga koronavirusi në skuadër.

Skuadrat italiane kanë të drejtën t’i rikthehen stërvitjeve, por në fillim kanë bërë testet për të parë nëse ka të prekur me Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, me dallim nga klubet, si Fiorentina ose Torino, Cagliari ka rezultuar negativ.

https://twitter.com/CagliariCalcio/status/1260154508128247808

“Testet kanë rezultuar negativ me Covid-19 duke përfshirë të gjithë. Testet janë bërë nga Assemimi”, ishte njoftimi i klubit.

Kujtojmë se skuadra e Cagliarit ka pranuar të jetë pa rrogë në muajin prill./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme