Të gjithë janë duke qeshur me Sergio Ramosin pas eliminimit

23:34 | 5 Mars 2019
Arbresh Info

“Dhe çmimi për njeriun më të budalla në botë për vitin 2019 shkon për … Sergio Ramos”

Mbrojtësi ishte jashtë linjave, por talljet për të në rrjete sociale nuk munguan për shkak të kartonit të qëllimshëm që mori gjatë ndeshjes së parë në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Ajaxit, transmeton portali arbresh.info.

Por, pse mbrojtësi e bëri këtë? Arsyja ishte për shkak të ndëshkimit me një ndeshje në mënyrë që në çerekfinale të ishte i pastër nga kartonat.

Mirëpo, kjo lëvizje nga zotëri Ramos i ka kushtuar shumë skuadrës së tij që është eliminuar në takimin kthyes nga skuadra holandeze.

Ajaxi fitoi me rezultat 4 me 1 në Bernabeu duke vazhduar tutje në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.

Kjo ju pëlqeu të gjithëve dhe reagimet e tifozëve në rrjete sociale mund t’i shikoni më poshtë./arbresh.info/

https://twitter.com/micahpeters_/status/1103045858713493504

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme