Të gjithë ‘çmenden’ për Lukakun

20:55 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Juventusi, Interi dhe Milani janë vënë në alarm për të siguruar shërbimet e belgut, Romelu Lukaku, i cili nuk është duke e vazhduar kontratën.

Belgut i skadon kontrata në qershor të vitit 2019 me klubin e Evertonit.

Ai i tha një televizioni francez që nuk ka dëshirë që ta vazhdojë kontratë me klubin anglez.

Sot mediat angleze shkruajnë se ai i ka thënë klubit të Everton se në fund të sezonit dëshiron të largohet.

Ai ka shënuar deri më tani 20 në 29 ndeshje.

Lojtari ka qenë i lidhur me Juventusin që në janar.  Interi dhe Milani po ashtu janë të interesuar për ish-futbollistin e Anderlechtit dhe Chelseat.

Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që aktualisht skuadrat nga qyteti i modës, nuk mund t’ia plotësojnë, ndërsa në Itali do ta gjente vëllanë e tij më të ri Jordanin, që luan te Lazio.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme