Të gjitha ndeshjet mbyllen me barazim pas pjesës së parë në Ligën e Kampionëve

21:57 | 19 Shtator 2024
D.H

Katër ndeshjet e fundit aktualisht janë duke u zhvilluar në kuadër të javës së parë në Ligën e Kampionëve.

Në tri prej tyre ka pasur gola gjatë pjesës së parë, kurse e vetmja sfidë që nuk pati realizime ishte ajo mes Atalantës dhe Arsenalit.

Kjo ndeshje përfundoi 0-0 pas pjesës së parë.

Ndërsa edhe tri ndeshjet tjera kanë përfunduar me barazim.

Atletico dhe Leipzigi ka përfunduar me rezultat 1-1, me po të njëjta shifra janë mbyllur edhe dy ndeshjet tjera mes Monacos dhe Barcelonës, si dhe Brestit e Sturm Grazit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme