Unai Emery ka udhëzuar Granit Xhakën për t’i kërkuar falje tifozëve të Arsenalit, por insiston se nuk është marrë ende ndonjë vendim në lidhje me shiritin e kapitenit.
Xhaka është përplasur me tifozët e klubit derisa po largohej nga fusha për zëvendësim gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori reagoi ashpër ndaj tifozëve duke vendosur dorën në vesh para se t’iu thoshte atyre “q*** të gjithë”.
Emery ka konfirmuar se ka folur me lojtarin e tij dhe ka zbuluar se Xhaka nuk do të jetë i përfshirë në ndeshjen në Kupën Carabao ndaj Liverpoolit.
Ai e pranoi se ylli zviceran është i “shkatërruar” nga ky incident, i cili e lë edhe të ardhmen e tij në Emirates në dyshime.
Fjalët e Unai Emery në konferencë:
“Nuk është lehtë për të dhe për skuadrën. Ai tani është i shkatërruar, i pikëlluar, ne kemi folur dje dhe mbrëmjen e së dielës gjithashtu edhe këtë mëngjes”
“Ai është stërvitur normalisht me grupin, por ai ishte i shkatërruar dhe pikëlluar me situatën”
“Përkushtimi i tij është madhështor çdo herë. Ai dëshiron të na ndihmojë. Sjellja e tij ishte perfekte në stërvitje, me grupin dhe klubin. Me të vërtetë ai e di se gaboi”
“Ai e ndjenë këtë brenda, shumë thellë. Është normale si një njeri. Çdo lojtar ka nevojë për mbështetjen e tifozëve”
“Ne jemi duke kaluar në një moment të vështirë dhe është puna jonë dhe detyra për të luajtur nën këtë presion”
“Tifozët janë më të rëndësishmit”
“Ai është keq dhe e rëndësishmja është të kujdesemi për të dhe familjen e tij për të kthyer Granit Xhakën tonë më të mirë”
“Pas asaj situate të keqe të dielën, unë kam një sfidë për vetën time dhe çdo lojtar kur tifozët nuk jam të lumtur, ne duhet të shfaqim një performancë më të mirë dhe rezultate më të mira për ata”
“Nëse ne e bëjmë këtë, ata do të na mbështesin neve kolektivisht dhe individualisht”
A duhet të kërkojë falje ai?
“Po. Mendoj se kur ne duhet të bëjmë gabime individuale, ne duhet të kërkojmë falje”
“Kjo është ajo që unë preferoj të bëjë dhe ne i sugjerojnë atij ta bëjë”
A mund të presim kërkim falje?
“Ajo që është e rëndësishme është se ai është i shkatërruar. Ne kemi nevojë për familje, për shokët tonë, për tifozët tanë që të na duan”
“Ai nuk është duke e ndier këtë me tifozët”
“Ne jemi duke folur me të për, të jemi afër me familjen tij dhe ne dhe do të përpiqemi të jemi të afërt edhe me tifozët tanë”
“Pak nga pak, është një hap që jemi duke e marrë për momentin”
A është personi i duhur për të qenë kapiten?
“E kam shpjeguar pse e kam zgjedhur atë”
“Ai i ka këto vlera, ai ka eksperiencë, ai është kapiten i skuadrës kombëtare dhe është në gjendje për të qenë kapiten”
“E vendosa këtë sepse lojtarët e respektuan atë”
“Ai gaboi të dielën dhe nuk ishte përgjigjja e duhur e një kapiteni”
A do të qëndrojë si kapiten?
“Hap nga hapi, ne do të rikuperojmë atë, si një person dhe si një lojtar”
“Më pas do të flasim se si ne mund të përmirësohemi me të dhe skuadrën”
“Për momentin unë nuk jam duke folur rreth kësaj dhe nuk dua të mendoj për këtë” /arbresh.info/
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...