Çiftet e çerekfinales në DigitAlb Kupën e Kosovës do të mësohen ditën e enjte me fillim nga ora 12:00.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që të enjten (12 dhjetor) në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit.
Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.
Ndeshjet e këtij rrethi të garave do të luhen në pranverë.
Kujtojmë që edhe në këtë fazë të garave do të zhvillohen vetëm nga një ndeshje me sistem eliminimi. /Telegrafi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj