Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje zhvillohet të enjten (24.10.2019) nga ora 20:00.
“Ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje zhvillohet të enjten (24.10.2019) nga ora 20:00. Mabetex Prishtina është kampione e Kosovës dhe fituese aktuale e Kupës, derisa është hera e parë që paraqitet në një garë të nivelit të tillë”, thuhet në njoftim.
Federata po ashtu njofton të gjitha mediat e interesuara për të përcjell ndeshjen Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje në kuadër të grupeve në FIBA Euro Cup Women se, mund të akreditoheni deri të mërkurën (23.10.2019) në ora 16:00.
“Lusim të gjitha mediat e interesuara që deri mërkurën të dërgojnë emrat e gazetarëve, kameramanëve dhe fotografëve që planifikojnë të përcjellin ndeshjen Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje, në adresën: [email protected]”, bëhet e ditur nga FBK-ja.
Tutje thueht se skuadra ruse ka shumë traditë në arenën ndërkombëtare, ndërsa nga 2007 deri më 2010, është shpallur kampion herë radhazi i EuroLeague Women, dy herë ka fituar Superkupën e Evropës, një herë EuroCup Women dhe dy herë titullin në Rusi.
Kujtojmë se, kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal./arbresh.info
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...