Rreth 10.000 tifozë të Napolit do të jenë në Dacia Arena në Udine sonte (e enjte), ndërsa të gjitha biletat për Stadio Maradona janë shitur.
Partenopei do ta fitojnë titullin e Serie A pas 33 vitesh nëse arrijnë të nxjerrin barazim ose fitore kundër Udineses.
Të gjtiha biletat janë shitur edhe për Dacia Arena (25.000), ndërsa Football Italia mëson se prej tyre 10.000 i kanë blerë tifozët mysafirë.
Në të njëjtën kohë, më shumë se 50.000 tifozë tjerë të Napolit do të brohorasin në Stadio Maradona, ku ekrane të mëdha janë instaluar për ta ndjekur ndeshjen vendimtare, shkruan telegrafi.
Në mesin e tyre është edhe presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili nuk ka udhëtuar në Udine, por ka vendosur të festojë në stadiumin në shtëpi.
Futbollistët e Napolit nuk do të kthehen menjëherë pas ndeshjes, por të premten.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit