Cristiano Ronaldo, ka hedhur një ‘bombë’ në Instagram duke shkruar se do të luajë në miqësoren parasezonale të së dielës kundër Rayo Vallecano.
Superylli portugez u la jashtë skuadrës së Erik ten Hag për të luajtur kundër Atletico Madrid të shtunën pasi kërkoi të largohej nga Old Trafford në fillim të këtij muaji.
Në një postim të bërë nga një llogari e tifozëve që tregon listën e skuadrës së Djajve të Kuq për t’u përballur me Atletico, në të cilën Ronaldo nuk ishte përfshirë, lojtari komentoi: “Të dielën, mbreti luan”.
Mancehster United do të luajnë një miqësore para-sezonale kundër Rayo Vallecano të dielën, me shumicën e yjeve kryesorë të ekipit të parë që do të jenë ndaj Atletico Madridit një ditë më herët në Oslo. /arbresh.info/
Cristiano Ronaldo on Instagram: “Sunday, the king plays” #mufc #mujournal pic.twitter.com/qhbKgp1j33
— United Journal (@theutdjournal) July 29, 2022
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...