Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se të dielën (27 Shkurt) nga ora 15:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Norvegji.
Biletat do të shiten para palestrës ‘Minatori’ në Mitrovicë dhe kushton 3 Euro.
Për shkak të masave anti-Covid të shpallura nga Qeveria e Kosovës, numri i tifozëve do të jetë i kufizuar.
Biletat mund t’i blejnë vetëm personat të cilët janë të vaksinuar me dy doza.
Në palestër duhet të respektohen masat anti-Covid, si mbajtja e maskës dhe distanca sociale.
Takimi Kosovë-Norvegji zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Minatori” të Mitrovicës në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve