Te Bayerni të turpëruar nga sjelljet e tifozëve

07:20 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Shefi Ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se është shumë i turpëruar për sjelljet e tifozëve të Bayernit gjatë ndeshjes në udhëtim me Hoffenheimit.

Ndeshja e së shtunës, e fituar 6:0 nga Bayerni, ishte ndërprerë për rreth 20 minuta pasi tifozët e Bayernit shfaqën një pano ofenduese ndaj pronarit të Hoffenheimit, Dietmar Hopp.

Lojtarët shkuan në zhveshtore, ndërsa pasi u kthyen nuk garuan më. Vetëm pasuan te njëri-tjetri në shenjë revolte me sjelljen e shikuesve.

“Jam thellësisht i turpëruar nga këta idiotë.Duhet të them këtë: ka ardhur momenti që e gjithë Bundesliga dhe Federata të bashkohen kundër idiotëve si këta. Ana e shëmtuar e futbollit doli në skenë sot. Jam i turpëruar edhe për Dietmar Hoppin, që është njeri i ndershëm që ka kontribuar shumë për sportin në këtë regjion. Më duhet t’i kërkojë falje atij. Kjo është një anë e shëmtuar e Bayernit në një ndeshje që në fakt ishte në një ditë të madhe për ne. Nuk ka arsyetim për këto veprime. Do të marrim masa ndaj përgjegjësve, ndaj atyre që njollosën emrin e Bayernit sot. Ata do të jenë përgjegjës për veprimet e tyre. Mendoj se në fund lojtarët shfaqën unitet shembullor. Ishte vendim i lojtarëve në konsultim me arbitrin”, ka thënë Rummenigge për sajtin zyrtar të Bayernit.

Sipas tij, ata që shfaqën panon fyese nuk kanë vend në futboll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme