Pavarësisht marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ka pasur dhe një grup tifozësh Italianë që kanë shkuar në Dortmund me synimin për të sulmuar tifozët Shqiptarë.
E përditshmja sportive “Gazzetta Dello Sport” raporton se shërbimi i parandalimit të forcave gjermane të rendit ka ndaluar 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes debutuese të Kombëtares Shqiptare.
Tifozët në fjalë kanë qenë të armatosur me thika, bomba artizanale dhe sende të forta dhe kishin si synim të përplaseshin me tifozët shqiptarë.
Në këto orë, personat në fjalë janë në gjendje ndalimi, pasi janë lokalizuar pranë një restoranti me kapuça në kokë. teksa tentonin të gjenin grupe tifozësh shqiptarë për t’i sulmuar. Gjithmonë duke iu referuar “Gazzetta Dello Sport”, tifozët italianë do të mbahen në zyrat e policisë gjermane për 24 orë, më pas situata e tyre do të vlerësohet nga gjykata lokale
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...