Google ADS

Taulanti nuk është Pele ose Maradona, në Shqipëri të gjithë janë të barabartë

12:09 | 27 Mars 2017
Arbresh.info

Telenovela mes Taulant Xhakës dhe trajnerit italian të Shqipërisë, Gianni De Biasi po vazhdon.

Pasi mesfushori i Baselit tregoi arsyet e tij që nuk është i kënaqur me trajnerin, ka ardhur reagimi edhe nga ky i fundit.

Ka qenë e përditshmja zvicerane ‘Blick’ që ka intervistuar De Biasin rreth çështjes Xhaka.

Sipas ish-trajnerit të Torinos, Xhaka nuk është Maradona dhe Pele dhe në Shqipëri të gjithë janë të barabartë.

“Pasi nuk ka luajtur ndaj Italisë, Xhaka më ka dërguar një mesazh ku më thoshte se po kthehej në Basel për tu stërvitur atje. I thash në rregull, pasi ai nuk është shenjtorë, as Maradona dhe Pele. Në Shqipëri të gjithë janë të barabartë”, ka deklaruar De Biasi.

“Veprimi i Taulantit nuk më erdhi i papritur, pasi ai ka bërë gjeste të pahijshme edhe në evropian për shkak se ishte zëvendësues”, vazhdoi tutje De Biasi.

De Biasi tregon edhe arsyet pse nuk e aktivizoi mesfushorin e Baselit ndaj Italisë.

“Nuk ishte në planet e mija për këtë lojë pasi kisha plane të tjera taktike. A ka Xhaka të ardhme te Shqipëria? Kjo pyetje është për të dhe jo për mua”, deklaroi De Biasi.

Në fund trajneri italian ka folur edhe për Amir Abrashin duke thënë se me të nuk ka asnjë problem.

“Amiri ka probleme në gju. Ne kemi bërë çdo gjë, që ai të mund të jetë gati në Palermo. Kjo nuk ishte e mjaftueshme. Nëse ka ikur nga kombëtarja tani, e ka një kuptim. Me rëndësi është që të jetë i shëndetshëm përsëri. Me të ka zero probleme”, tha trajneri italian.

Të ngjashme