Taulant Seferi dhe Ennur Totre janë rikthyer te Vorskla Poltava në Ukrainë. Dy lojtarët kanë mbaruar periudhën e huazimit në ekipin e Baniya në Emiratet Arabe dhe Shkëndijën në Iliridë duke u rikthyer me ish-klubin që i zotëronte kartonin.
Të dy shkëlqyen në aventurat e fundit, por klubet respektive nuk patën mundësinë të kryejnë blerjen përfundimtare.
Seferi luajti 28 ndeshje me Baniyas duke shënuar 12 gola e 5 asiste, ndërsa Totre mbajti shiritin në 44 ndeshje me Shkëndijën ku shënoi 5 gola e 3 asiste.
Për këtë të fundit u përfol se do të rikthehej në kryeqytet, kësaj rradhe me Dinamon që dëshironte shërbimet e mesfushorit, por mesa duket marrëveshja nuk ka gjetur dakordësim.
Seferi e Totre ishin protagonistë absolut me Tiranën në sezonin e titullit të fundit të bardhebluve, nga ku më pas u shitën drejt Vorsklas për 750 mijë euro./newsports.al/
Bislimi: Kosova ka njohur progres ekonomik dhe demokratik, p...
Dardanet do t’i zhvillojnë dy miqësore me Estoninë në Prisht...
Xheneta ia pren Gjestit: Deri në momenti që nuk i thërret tr...
Rama: Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobon...
Kurti dhe Vitia nesër do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fa...
Policia kërkon ndihmën e një gruaje për vjedhje të stolive t...