Cristiano Ronaldo do të prezantohet të hënën e ardhshme si një lojtar i Juventusit për katër sezonet e ardhshme.
Reprezentuesi i Portugalisë do t’i nënshtrohet një testi mjekësor dhe do të pozojë për herë të parë me fanellën e tij të re me numër 7 me qëllimin për të shkruar historinë në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Qyteti i “Zonjës së Vjetër” është revolucionuar me nënshkrimin e superyllit të madrilenëve.
Fanella e Cristianos filloi të shitet në menjëherë në dyqanet e Juventusit, ku një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm Pra, biznesi pas nënshkrimit me Ronaldon sapo ka filluar me kamionin italian.
Ndërkohë, lojtari vazhdon pushimet në Greqi te Costa Navariono. Aty kishte qenë edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, i cili ishte për të rrëmbyer kontratën me nënshkrimin e tij.
Ai ka planifikuar tashmë edhe mënyrën e prezantimit që do të bëhet në stadiumin e tyre të ri./arbresh.info/
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...