Igli Tare po vazhdon me suksese në elitën e futbollit italian.
Së fundmi shqiptari ka marrë çmimin si drejtori sportiv i vitit në Itali nga televizioni prestigjioz ‘Sport Italia’.
Tare ka marrë këtë çmim falë punës së mrekullueshme që ka bërë me Lazion dhe lojtarët e transferuar në klub.
Ish-sulmuesi i Shqipërisë ka transferuar futbollistë me çmim të ulet duke i rritur vlerën atyre për shumë fish.
Por duket se e ardhmja e Tares do të jetë te Lazio pasi ai këtë e ka konfirmuar në emision.
Në pyetjen se nëse do t’i bashkohet Interit, Tare ka thënë se nuk ka ofertë nga ‘Neroazzurrët’.
“Unë te Interi në vend të Pierro Ausillios? Nuk punojë asnjëherë me ‘nëse’ ose ‘por’”, deklaroi fillimisht Tare.
“Për momentin jam shumë mirë te Lazio dhe nuk kam aktualisht ndonjë propozim që duhet ta vlerësoj”, ka deklaruar Tare.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...