Tare një super dhuratë Flamurtarit, vjen sulmuesi i Lacios

17:39 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Flamurtari nuk ka të ndalur. Vetëm pak orë para mbylljes së merkatos, drejtuesit vlonjatë kanë realizuar goditjen e “çmendur”, duke siguruar shërbimet e sulmuesit senegalez të Lacios, Mamadou Tounkara.

22-vjeçari është goditja më e bujshme në këtë merkato dimri, për Kategorinë Superiore. Ai u përfol në fillim se mund të transferohej te Skënderbeu, por mardhënia e mirë e administratorit Sinan Idrizi me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare kanë bërë të mundur që sulmuesi të arrijë akordin me vlonjatët. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Idrizi për “Panorama Sport” dhe shumë shpejt pritet që senegalezi t’i bashkohet kuqezinjve në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Tounkara 02

Tounkara ka qenë pjese e akademisë së Barcelonës, ndërsa në vitin 2012, kaloi tek ekipi i moshave të Lacios, ku u aktivizua edhe 2 takime me skuadrën e parë. Më pas ai u huazua te Krotone në Serinë B, ku u aktivizua 7 takime dhe realizoi 1 gol, ndërsa së fundmi, 22-vjeçari ishte pjesë e Salernitanës.

idrizi tare

Me afrimin e senegalezit, trajneri Duro do të ketë një sulm luksi, pasi kujtojmë që në dispozicion të vlonjatëve për këtë repart janë lojtarë kualitativ si Muarem Muarem, Bushiç, Danilo Alvesh, Nedeljkoviç, Sedu Kamara dhe Ardit Hoxhaj. /Panorama Sport/

Touenkara

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme