Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare ka thënë se do ishte e pamundur ta transferojnë sulmuesin Vedat Muriqi, nëse nuk do ishte koronavirusi.
Kosovari iu bashkua Lazio-s gjatë afatit të janarit, kurse gjatë kësaj jave është stërvitur me skuadrën, transmeton portali arbresh.info.
Tare ka thënë se nëse nuk do ishte koronavirusi, vlera e Muriqi-t nuk do ishte kaq e lirë, andaj nuk do kishin shanse për ta transferuar.
“Nëse nuk do jetonim në kohën e koronavirusit, nuk do e blinim Vedat-in për kaq para”.
“Ndoshta nuk mund t’ia dilnim fare. Pandemia na dha mundësinë ta transferojmë”, deklaroi ai.
Kosovari u transferua për 20 milionë euro dhe ende s’ka bërë debutimin me klubin italian, ngase rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë pasi nënshkroi me klubin./arbresh.info.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?