Igli Tare është njëri nga drejtorët sportivë më të mirë dhe më të suksesshëm në Itali.
Shqiptari ka arritur të zbuloj disa futbollistë duke i transferuar me çmime të lira te Lazio dhe pastaj duke i shitur shumë shtrenjtë.
Por nën udhëheqjen e Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv, klubi kryeqytetas ka arritur edhe të fitojë trofe dhe të luaj në arenën ndërkombëtare si Liga e Kampionëve apo Liga e Evropës.
Pas 13 viteve qëndrim në kryeqytetin italian si drejtor sportiv, Tare mund të largohet për një aventurë të re.
Eintracht Frankfurt do të mbetet pa drejtorin sportiv Fredie Bobic që do të shkoj te Hertha Berlin, është duke kërkuar si pasardhës të kroatit shqiptarin.
Mediat në Gjermani kanë raportuar se Tare është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane.
Përveç Tares në listë është edhe Ralf Ragnick, por në Gjermani raportojnë se tanimë drejtuesit e klubit kanë filluar negociatat me shqiptarin.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse shtatlarti nga Vlora do të largohet nga Lazio, klub që është ambientuar shumë mirë.
47-vjeçari ka bërë karrierë në Bundesliga si futbollist, ku ka veshur fanellën e Kaiserslautern dhe Fortuna Dusseldorf.
Duhet cekur se për Taren interesim kanë shprehur edhe skuadrat e mëdha italiane si Inter, Milan e Juventus gjatë viteve të fundit. /Telegrafi/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...