Tare e merr edhe një futbollist shqiptar te Lazio

19:29 | 17 Korrik 2019
Arbresh Info

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv tek Lazio, Igli Tare, vijon të tregojë mbështetjen e tij për futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali.

Lëvizja më e fundit e Tares është zyrtarizimi i transferimit të Angelo Ndreçkës te klubi bardhekaltër.

Ndreçka luajti sezonin e shkuar për moshat e Chievos. Sezoni ishte mjaft produktiv për mbrojtësin 17-vjeçar, të cilit falë paraqitjeve të mira, iu dha mundësia për të kaluar tek skuadra A e Chievos.

Ai u grumbullua në 7 ndeshje në ekipin A, ndërsa në njërën prej tyre luajti si titullar.

17-vjeçari shihet si një talent mjaft premtues për të ardhmen, gjë të cilën e vërteton më së miri transferimi i tij në ekipin e të rinjve të Lazios.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme