Shani Tarashaj ka lënë mbrapa lëndimin e rëndë që kishte pësuar.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova nuk ka mundur të luaj në vitin e fundit me skuadrën e tij Everton.
Lëndimi i pësuar ka bërë që Tarashaj të mbetet jashtë fushave rreth një vit.
Por tani sulmuesi i talentuar nga Prizreni ka lënë mbrapa atë lëndim të tmerrshëm dhe i është kthyer fushës.
23-vjeçari ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2020.
Por Evertoni ka vendosur për ta huazuar Tarashajn që të ketë sa më shumë minuta pas rikthimit nga lëndimi.
Mediat zvicerane kanë raportuar se është ish-skuadra e kosovarit Grasshopper që ka shprehur interesim për ta rikthyer atë.
Tarashaj mund të huazohet për një vit te GC për të luajtur rregullisht dhe për ta rikthyer formën e vjetër.
Sa ishte pjesë e kampionatit zviceran Tarashaj shkëlqente në çdo ndeshje me gola e asistime.
Pas rikthimit nga lëndimi, pritet rikthimi i Tarashajt të vjetër për ta bërë atë që di më së miri – të shënojë gola.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...