Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1986.
Lionel Messi fitoi trofeun e vetëm që i kishte munguar në sirtarin e tij të trofeve, shkruan Arbresh.info.
Numri 10 ishte lojtari kryesor i Argjentinës në këtë sukses.
Teksa pas gjithë atyre arritjeve me Argjentinën, presidenti i Federatës së Argjentinës ka vendosur të shpërblejë.
Claudio ‘Chiqui’ Tapia ka venodusr, kur Messi të përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare, 10-të e tij do të pensionohen.
“Kur Messi t’i thotë lamtumirë kombëtares, ne nuk do të lejojmë askënd të mbajë numrin dhjetë pas tij. Ne do ta tërheqim numrin dhjetë për gjithë jetën. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të”, tha presidenti i Federatës.
Messi deri më tani ka luajtur 180 ndeshje për kombëtaren argjentinase dhe shënoi 106 gola, dhe në ekipin kombëtar fitoi Kupën e Amerikës në 2021 dhe Kupën e Botës në vitin 2022./Arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare