Google ADS

“Tani ose kurrë” – paralajmërohet Xherdan Shaqiri

09:59 | 12 Shtator 2018
Arbresh Info

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është paralajmëruar që të tregoj vetën pas shansit të madh të siguruar me kalimin në Anfield.

Ish mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega në të kaluarën ka reprezentues Zvicrën, ashtu siç bëri Shaqiri kundër Anglisë mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Ramon Vega, ish lojtar i Tottenhamit

Mesfushori i “Redsave” nuk arriti të gjej portën në disfatën minimale 1 me 0 ndaj Anglisë, ku Marcus Rashford realizoi golin e fitores për nikoqirët.

Liverpooli nënshkroi me 26-vjeçarin nga Stoke City këtë verë pas aktivizimit të klauzolës prej 13.5 milionë funta. Shaqiri në të kaluarën ka bartur ngjyrat e gjigantëve evropian si Bayern Munichu dhe Interi, por dështoi për të pasur ndonjë ndikim të madh.

Dhe, Vega tani ka paralajmëruar bashkëkombësin e tij që të mos lejoj që t’i ik shansi nga duart e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Ai është një lojtar i talentuar, por në klubet e mëdha ai nuk ka qenë asnjëherë i rregullt”, ka thënë ai për ‘Blick’. “Sa i përket potencialit, ai mund t’ia dal në Liverpool”

“Shanset e tij do të vijnë me barrë të dyfishtë. Por, ai është mësuar me këtë”

“Për mua, Liverpooli është shumë i nxehtë për titullin në kampionat. Andaj, transferimi i tij aty është një ëndërr”

“Liverpooli është aktualisht shumë më kualitativ në performancë se shumë klube të tjera si Arsenali”

Sidoqoftë, Jurgen Klopp ka integruar në fushë Shaqirin që dy herë nga bankina deri tani këtë sezon. Anësori kosovar shpreson të jetë më shumë i përfshirë në fushë me fillimin e Ligës së Kampionëve

Liverpooli do të përballet me kampionin e Ligës 1, Paris Saint Germainin, në Anfield javën e ardhshme. Ata do të përballen më pas me skuadrën e Napolit në Serie A.

Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve me gjigantin në Bundesliga, Bayern Munichun, në vitin 2013./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme