Chelsea nuk ka arritur për disa sezone të gjejë një qendërsulmues të duhur.
Pavarësisht që klubi ka pasur disa sulmues të njohur si Gonzalo Higuain, Alvaro Morata dhe Olivier Giroud, nuk kanë arritur të gjejnë formën më të mirë.
Mirëpo, formën e mrekullueshme e ka arritur Tammy Abraham nën urdhrat e Frank Lampard, transmeton portali arbresh.info.
Në 27 paraqitje në të gjitha garat, anglezi ka arritur të shënojë 14 herë ndërsa ka kontribuar me pesë asistime.
Mirëpo, bisedimet për kontratën e re me “Blutë” janë ndaluar nga 22-vjeçari.
Sipas raportimeve, Abraham ka kërkuar nga Chelsea që pagesa javorë të jetë 180 mijë euro njësoi si e bashkëlojtarit Callum Hudson-Odoi.
Kontrata e anglezit me klubin londinez skadon në vitin 2022./arbresh.info.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin