Google ADS

Tallja e ditës nga klubi i njohur: VAR na urren!

21:05 | 17 Shtator 2017
Arbresh.info

Bayer Leverkusen fitoi ndaj Freiburgut me rezultat 4-0 në Bundesliga.

Më i miri në takim ishte Kevin Volland, i cili shënoi dy gola në minutat 21’ dhe 34’.

Gjermanit het-trikun ia mohoi teknologjia VAR në minutën e 70-të pasi u vendos se ai ka kryer faull paraprakisht.

Por, gjithë këtë skuadra gjermane e ktheu në shaka në rrjetet sociale, fillimisht duke i njoftuar për golin, pastaj se është anuluar:

“70′ GOOOOOOOL!!! Është het-trik nga Kevin Volland!!! Po bëjmë shaka, VAR na urren”, ka shkuar Leverkusen në Twitter.

“Po bëjmë shaka, VAR na urren”, Leverkusen‏i bën shaka me tifozët (Foto)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme