Google ADS

Talenti kosovar, Larson Ferati zbulon tri skuadrat gjermane në të cilat do të testohet

20:42 | 12 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Larson Ferati është talenti i ri i cili pritet të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.

Është vetëm 14-vjeçar, por ka lënë gjurmët e tij në futbollin kosovar me skuadrën e tij, Onix.

Ani është lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë gol në futbollin profesionist kosovar, e këtë gjë e kishte arritur kundër Dukagjinit sezonin e kaluar si 14-vjeçar.

Eksluzivisht për Sportin në KlanKosova, Larsoni ka treguar se shumë shpejtë do të shkojë në prova tek Dortmund, Leverkusen dhe Koln, tri skuadra të mëdha këto në futbollin gjerman./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme