Talenti kosovar afër kontratës me klubin e njohur gjerman (Foto)

19:34 | 11 Mars 2017
Arbresh Info

Talenti kosovar Granit Merovci është afër kontratës profesionale me klubin e njohur gjerman.

18-vjeçari, i cili aktualisht bartë fanellën e skuadrës Kviek Halden, është duke shkëlqyer në departamentin e të rinjve në divizionin e dytë të ligës në Norvegji, shkruan portali arbresh.info.

Menaxheri i talentit të ri nga Kosova ka konfirmuar për portalin Arbresh.info se mesfushori, i cili ka edhe tipare sulmuesi, që klienti i tij është afër kontratës me klubin e ligës së dytë në Gjermani – St Paulin.

“Graniti pritet të nënshkruaj kontratë profesionale me klubin gjerman St Paul brenda dy tri dite pas provave që është duke kryer atje”, tha menaxheri i tij Qendrim Merovci.

Merovci, i cili ka shënuar 12 gola sezonin e kaluar në Kviek Halden, mori vëmendje të madhe edhe nga mediat në Norvegji pas super performancës kundër FK Tonsbergut.

Talenti i siguroi fitoren skuadrës së tij në dhjetë minutat e fundit me dy super gola./arbresh.info

Granit Merovci
Granit Merovci
Granit Merovci
Granit Merovci

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme