Google ADS

Talenti italian i ndërron dy klube brenda ditës

16:25 | 1 Shtator 2019
Arbresh Info

Sulmuesi 18-vjeçar i Interit, Eddie Salcedo është transferuar në dy ekipe brenda ditës së sotme, teksa përfundimisht do të vijojë sezonin me skuadrën e Veronës, nën drejtimin e trajnerit Juriç.

Sulmuesi u kërkua me ngulm nga veronezët, ndërsa Interi vendosi të nënshkruajë fillimisht një kontratë huazimi dy vjeçare të Salcedos te Genoa dhe më pas ishin këta të fundit që e huazuan për një sezon në “Bentegodi”.

Salcedo u ble nga Interi verën e kaluar dhe luajti kryesisht në skuadrën e të rinjve, por cilësohet si një nga të rinjtë më të talentuar në Itali dhe jo më kot u grumbullua edhe nga Roberto Mancini në kombëtare para disa muajsh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme