Talenti i ri Jordi Osei-Tutu ka qenë shënjestër e abuzimeve raciste derisa ishte duke luajtur te Bochumi.
Mbrojtësi 20-vjeçar i krahut të djathtë ishte duke luajtur ndeshjen e tij të parë pas huazimit te klubi gjerman nga gjiganti anglez – Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Ai raportohet të jetë abuzuar nga lojtari kundërshtar i skuadrës St Gallen gjatë një ndeshje miqësore.
Osei Tutu u largua nga fusha me lot në sy menjëherë pasi dëgjoi abuzimet raciste ndaj tij derisa po zhvillohej minuta e 42′ e ndeshjes.
Arsenali dhe Bochumi kanë reaguar të dy duke dënuar ofendimet ndaj tij dhe duke i ofruar mbështetje.
Tutu iu bashkua skuadrës së Bochumit muajin e kaluar./arbresh.info/
https://twitter.com/TheUnaiView/status/1148674530690437121
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...
Lansimi i reformës me asistencë sociale, Kurti: Synon të pro...