Talenti i Palemiras, Endrick plet për raportimet që e lidhin atë me Real Madridin

14:58 | 30 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Talenti 15-vjeçar i Palmeiras, Endrick, është bërë një nga futbollistët më të përfolur në botë kohët e fundit. Pas një paraqitjeje mahnitëse në Copinha, ai është lidhur me të gjithë elitën evropiane, duke përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin.

Endrick ka shënuar 168 gola në 170 ndeshje në nivelin e të rinjëve dhe është krahasuar me Vinicius Junior nga shumë njerëz. Dyshja ndajnë të njëjtin agjent.

Madridi është agresiv në Brazil dhe krenohet me rrjetin e skautizmit që kanë atje falë kryesisht punës së Juni Calafat. Ata janë favoritët për nënshkrimin e tij, megjithëse Endrick do të duhet të qëndrojë në Brazil derisa të mbushë 18-vjeç.

“Më pëlqen ai, ai është një lojtar i madh”, tha Endrick kur u pyet për Vinicius nga Diario AS.

“Ai ka gjithçka për të qenë një nga më të mirët në botë. Ai më dha një fanellë të Real Madridit dhe i thashë se do të doja që ai të vinted he të luane me mua këtu në Palmeiras”.

Endrick u pyet për thashethemet që e lidhin atë me Madridin.

“Ëndrra ime është e par të shkruaj histori te Palmerias. Madridi? Unë nuk përfshihem në të ardhmen dhe e lë në duart e stafit tim”.

Ai u pyet edhe për Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

“Më pëlqejnë shumë të dy. Stili im i lojës i ngjan Mbappes dhe unë jam i frymëzuar prej tij. Shpresoj që një ditë të mund të përfaqësoj dhe të fitoj një Kupë Botë për vendim tim siç bëri ai duke veshur fanellën e Francës”.

Madridi dëshiron të forcohet edhe nëse është në një pozicion shumë të fortë në kohën e shkrimit. Ata janë në krye të LaLigës, katër pikë më shumë se sfiduesi më i afërt, Sevilla.

Ata gjithashtu presin me padurim një ndeshje të 1/16 të Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain muajin e ardhshëm pasi kryesuan grupin e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme